Industria Ndërtimore e Kosovës ka arritur rekord në shitjen e banesave në Suharekë. Për dy muaj, kjo kompani ka nënshkruar 22 kontrata për banesa. Kryesisht kontratat e nënshkruara janë me mërgimtarë.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm sezonal i kompanisë “Industria Ndërtimore e Kosovës”.
Përmes një statusi në Facebook, kompania ka falënderuar blerësit për besimin, e po ashtu edhe stafin dhe “ADL studio” për projektet fantastike.
“Me staf të mrekullueshëm, me bashkëpuntorë të shkëlqyeshëm, me projekte fantastike arritëm që brenda dy muaj të mërgimtarëve të nënshkruajmë kontrata për 22 banesa. Faleminderit për besimin e dhënë, sidomos atyre që për së dyti e së treti vazhduan të blejnë banesa e lokale tek ne”, shkruan në njoftim.
Postimi i plotë: