Infektologu Kosovar tregon a duhet të merret doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Kosovar tregon a duhet të merret doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19

    Insajderi
    08 December 2021 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që në Kosovë të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID.

    Por, sa është e nevojë që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë?

    A mbron kjo dozë ndaj variantit të ri Omicron?

    Rreth këtyre dilemave ka folur infektologu Ilir Tolaj.

    Tolaj tha në  Klan Kosova se marrja e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID është vendim i qëlluar.

    Ai theksoi se nevoja për të marrë dozën e tretë është urgjente. “Ne duhet të pranojmë që e kemi një numër të volitshëm të atyre që janë vaksinuar deri më tani. Dhe nuk duhet ta humbim rastin dhe nuk duhet ta lejojmë që niveli i imunitetit për shkak të dozës së tretë. Prandaj, mendoj që në kuadër të rrethanave që janë edhe për variantin e ri Omicron, por edhe të ndonjë varianti të ri që eventualisht mund të shfaqet, nevoja për vaksinim edhe me dozën e tretë është urgjente dhe vendimi është i qëlluar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark