×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu në Shqipëri preket me COVID-19 dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës

    Insajderi
    27 January 2021 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka siguruar 950 doza të vaksinës anti-COVID nga një shtet anëtar i BE-së dhe ato u janë dhënë disa prej mjekëve e infermierëve në spitalet COVID në Tiranë.

    Ndër ta, është edhe një prej infektologëve kryesor në Shqipëri, Pëllumb Pipero. Dhe, ai ka rezultuar pozitiv në COVID-19 dy javë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”.

    “Gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit”, ka shkruar TCh të mërkurën.

    Dozën e parë të vaksinës e ka marrë edhe kryeministri Edi Rama.

    Në fakt, doza e parë e vaksinës nuk sjell mbrojtje 100% ndaj sëmundjes, për çka edhe sugjerohet që të bëhen dy doza në mënyrë që trupi të krijojë antitrupa.

    Më herët, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe se dozat e para, 32 mijë copë, do të mbërrijnë në javën e tretë të shkurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark