×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Infermierja 70-vjeçare që shërbeu gjatë COVID: Shpëtova botën, humba vëllanë e vetëm

    Insajderi
    02 November 2024 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënë Sabja mes lotësh dhe dhimbjes ka treguar historinë e saj. E moshuara e cila ka jetuar gjithë jetën e saj në Kavajë, u shpreh se i ka shërbyer gjithmonë këtij qyteti.


    Ajo rrëfeu se gjatë pandemisë së COVID 19 nuk e kishte marrë parasysh rrezikun që i kanosej dhe ishte futur mes njerëzve të sëmurë për t’i ndihmuar.

    Ndërsa tha se ka mbetur totalisht e vetme, tregoi dhe për ndarjen nga jeta të vëllait si pasojë e COVID-19.

    “Për vete nuk pyes por nuk pyeta as për vëllanë e vetëm”, rrëfen mes lotësh e moshuara. “Nuk ka shtëpi në Kavajë ku mos të ketë shkelur këmba ime, nuk ka njëri që mos më njohë, çdo ditë zgjidhesha në 4 të mëngjesit dhe kthehesha në 12 të natës. Shkoja kudo nëpër Kavajë dhe asnjë nuk vdiq nga ata që u shërbeva unë, mua nuk më zuri, edhe për shkak të kujdesit. Kur me vdiq vëllai mbeta pa sy pa zemër, shpëtova njerëzit, u copëtova vetë”, tregoi nënë Sadja e prekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark