Inflacioni “godet” ku dhemb më shumë – Rritet çmimi i kafes në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inflacioni “godet” ku dhemb më shumë – Rritet çmimi i kafes në Kosovë

    Insajderi
    13 July 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovarët po përballen me çmime gjithnjë e më të larta, ndërsa inflacioni vazhdon të rritet nga muaji në muaj.

    Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin qershor 2025 është rritur me 4.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Në krahasim me muajin maj 2025, indeksi është rritur me 0.7%, duke reflektuar një përshpejtim të ndjeshëm të inflacionit. Për ilustrim, inflacioni në maj ishte 3.6%, në prill 3.0%, ndërsa në janar të këtij viti vetëm 1.5%.

    Çmimet më të prekura

    Rritjet më të mëdha janë regjistruar te produktet bazike dhe shërbimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e qytetarëve:

    • Kafeja dhe çaji: +18.2%
    • Energjia elektrike: +17.8%
    • Frutat: +14.8%
    • Pushimet e organizuara: +13.3%
    • Mishi: +12.8%
    • Shërbimet për automjetet personale: +10.4%
    • Vajrat dhe yndyrnat: +9.7%
    • Shërbimet hotelierike: +7.7%
    • Perimet: +7.2%
    • Shërbimet ambulatore (mjekësore): +7.1%

    Këto të dhëna tregojnë qartë se inflacioni po ndikon më së shumti në artikujt e konsumit të përditshëm dhe në shërbimet bazike, duke e rënduar barrën ekonomike për shumicën e familjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark