Inflacioni në Eurozonë është rritur, por vazhdon të mbetet nën objektivin e Bankës Qendrore të Evropës (ECB) në afërsi të 2 për qind.
Presidenti i BQE-së, Mario Draghi ka treguar se një pako tjetër stimuluese mund të zbulohet në muajin Mars.
Nga zyrat statistikore të Bankës Qendrore Evropiane, Eurostat tregojnë se çmimet janë rritur për 0.4 për qind në Janar duke e krahasuar me atë të vitit të kaluar.
Ajo që është vërejtur është dyfishi i vlerës së inflacionit në krahasim me atë të dhjetorit.
Inflacioni bërthamë, i cili mbërthen çmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, është rritur në 1 për qind nga 0.9 për qind sa ishte në dhjetor.
Në anën tjetër BQE-ja ka marrë hapa drastikë që të përpiqet të mbështesë rritjen e çmimeve.
Në dhjetor, Banka Qendrore Evropiane e ka zgjatur programin e saj stimulues për gjashtë muaj, deri në Mars të vitit 2017.
Në program përfshihen 60 miliardë euro shpenzime në muaj, me qëllim stimulimi./Insajderi