Influencerja e njohur padit prindërit pse e lindën pa lejen e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Influencerja e njohur padit prindërit pse e lindën pa lejen e saj

    Insajderi
    30 August 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    TikTok-erja, Kass Theaz, ka paditur prindërit e saj.

    Ajo, përmes një videoje shprehet se prindërit e saj nuk e kontaktuan sa ishte ende në barkun e së ëmës, për t’i marr leje se a donte të vinte në këtë botë.

    Pra, sipas saj, prindërit nuk morën pëlqimin e saj se a do donte ajo të lindte, apo jo.

    “Unë kam paditur prindërit e mi, pasi ata më lindën pa lejen time. Pra prindërit që unë i padita, bënë që unë të vijë në jetë, nëna që më rrit, më lindi mua, prandaj dhe i padita. Sepse unë nuk dhashë pëlqimin tim të jem këtu”, shprehet Theaz.

    “Unë nuk e dija se do të jetoja këtu, do të rritesha, do të suportoja veten, të punoja. Pra nuk dhashë pëlqimin tim për gjithë këtë. Ata nuk u munduan të më kontaktonin para se unë të lindja, pra ta kuptonin se a do të doja unë të isha këtu, prandaj i padita. Pra, nëse ndokush nga ju është shtatzënë, kontaktoni fëmijët tuaj nëse duan të lindin”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark