Në Mitrovicë janë pastruar të shtunën dy deponi të tjera në Lagjen e Romëve nga shoqata “Let’s Do It Kosova”, ku morën pjesë afër 100 vullnetarë.
Ky është aksioni i dytë i organizatës e cila në bashkëpunim me qytetarët e Mitrovicës kanë marrë përsipër pastrimin e disa pjesëve të ndotura në qytet.
Gjithashtu punëtorë të tjerë dhe makineri u siguruan nga ndërmarrja “Uniteti”. /Insajderi.com