Iniciativa e Haradinajt për "Betejën e Kosovës" tronditë Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iniciativa e Haradinajt për “Betejën e Kosovës” tronditë Serbinë

    Insajderi
    28 June 2016 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sonte në veri të Kosovës se “disa shqiptarë në mungesë të historisë së tyre dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe”.

    Kjo deklaratë e Vulin vije si reagim ndaj iniciativës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar ngritjen e një lapidari në Gazimestan në nderim të heronjve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

    “Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s.”

    “Paramendone se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.

    Ai tutje ka theksuar se është e rëndësishme që gjithë botës t’i tregohet se “historia serbe në Kosovë nuk do të bëhet shqiptare apo e dikujt tjetër, sepse ajo është serbe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark