ShKK jep detaje për rastin ku u tentua të futej substancë narkotike në burgun e Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për të burgosurin që i është kapur substanca nartkotike në burgun e Dubravës.
I burgosuri është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, derisa vizita është anuluar, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ShKK-së thuhet se oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendreje korrektuese.
“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar permes trupit është tentuar të kontrabandohet substancë e dyshuar narkotike”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Në njoftim thuhet se i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar substanca e dyshuar narkotike është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
“Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Më tej theksohet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.