I vazhdohet paraburgimi Veselit, Selimit e Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I vazhdohet paraburgimi Veselit, Selimit e Krasniqit

    Insajderi
    09 December 2021 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ua ka vazhduar paraburgimin tre krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

    Vendimi në fjalë është marrë pavarësisht faktit se Policia e Kosovës ka dhënë garancë në detaje se është e gatshme të monitorojë arrestin shtëpiak të të akuzuarve.

    Me këtë rast, gjykatësi Guillou ka kërkuar nga palët që të dërgojnë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit.

    Megjithatë, mbrojtja pritet që këtë vendim të gjyqtarit paraprak ta dërgojnë në Apel.

    Ndërkaq, gjykata s’ka marrë ende vendim mbi kërkesën e ish-presidentit Thaçi për lirim nga paraburgimi.

    Vendimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark