Kompania ndërtimore “INK Group” me bazë në Suharekë, po vazhdon vrullshëm zgjerimin e saj, së fundmi ajo është kompletuar më të gjitha kushtet ndërtimore nga Komuna e Suharekës, për realizimin e projektit afaristë-banesor “Hisari”.
“Së fundmi jemi pajisur me “Kushte Ndërtimore” për projektin tonë më voluminoz deri më tani “Hisari“, thuhet në njoftimin kompanisë.
“INK Grup” është kompani shumë e suksesshme në fushën e ndërtimit, e cila ka kryer me profesionalizëm ndërtimin e shumë objekteve banesore në qytetin e Suharekës.
Projekti “Hisari” është kompleksi me madhështor që po ndërtohet nga kjo kompani dhe do t’ia shtoj hijeshinë qytetit të Suharekës. Kompleksi i ri do ti ketë 10 objekte me sipërfaqe mbi 50 mijë m², 150 lokale afariste dhe plus 2 mije parkingje nëntokësorë.
Gjithashtu, kompania ka njoftuar së shpejti do të pajiset edhe leje ndërtimore, dhe në fund ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti.
“Së shpejti edhe me Leje Ndërtimore dhe të vazhdojmë me realizimin e projektit. Faleminderit Drejtoria e Urbanizmit dhe planifikimit në Komunën e Suharekës, faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve dhe klientëve tonë besnik ”, thuhet me tutje në njoftimin e kësaj kompanie.
Përfitoni nga ofertat e fundvitit!
Tel: 045 102 070
Web: www.ink-ks.com
Lexo edhe: