Panairin “Gratë në Biznes” sot e vizitoi Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e përgjithshëm të KIESA-s, Besim Mustafa.
Ministri u njoftua me veprimtaritë që ushtrojnë bizneset e tilla dhe vështirësitë që ato i hasin gjatë aktiviteteve të tyre, thuhet sipas njoftimit të Ministrisë së Financave.
Besim Mustafa nga ana tjetër i inkurajoi ato që të vazhdojnë me prodhimin e produkteve duke e rritur kapacitetin që produktet e tyre të mund të depërtojnë edhe jashtë vendit.
Panairi “Gratë në Biznes” është hapur me 26 korrik dhe do të mbyllet sot. /Insadjeri.com