×
  • Lajme
  • Lajme

    Insajderi fiton betejën kundër Prokurorit Special Dren Paca në Këshillin e Mediave

    Insajderi
    04 November 2024 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi javë më parë ka publikuar hulumtimin “Shteti bën raport për ish avokatin e Byrosë, transaksione të dyshimta me vlera të mëdha të pronave”.

    Në këtë hulumtim, pos raportit që nga Policia e Kosovës, më informacione të Njësisë së Inteligjencës Financiare (NjIF) u deponua në Prokurori e ku personazh kryesor ishte avokati Venhar Hana, Insajderi kishte përmendur e argumentuar edhe me fotografi miqësinë që Hana kishte me Prokurorin Special Dren Paca.

    Ky i fundit, edhe pse ishte kontaktuar me kohë dhe madje i ishte dhënë hapësirë versionit të tij në publikimin e Insajderit, megjithatë vendosi që të niste një rast kundër gazetës në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).

    Ishte ankuar për shkelje të Kodit të Etikës.

    Megjithatë, KMSHK-ja nuk gjeti se në këtë raportim ka pasur shkelje.

    “Ankesa e Dren Pacës kundër Insajderi.org për shkrimin “Shteti bën raport për ish avokatin e Byrosë, transaksione të dyshimta me vlera të mëdha të pronave” është hedhur poshtë, pasi që KMShK nuk ka gjetur prova se media ka shkelur kodin e etikës, përkatësisht Kapitullin II që katë bëjë me raportimin e të vërtetës”, thuhet në komunikatën e KMSHK-së.

    Lexo raportimet e Insajderit për këtë temë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark