×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Insajderi kishte raportuar për komunikimet Kusari-Radojqiq në prill, e konfirmon shefja e grupit të VV-së

    Insajderi
    10 July 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi qysh me 26 prill ishte interesuar të konfirmoj komunikimin mes Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila me Milan Radojiçiqin, gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë deputetja duke pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara nga gazeta Nacionale.

    E ftuar në emisionin “Debat”, Kusari – Lila tretoi se me 26 prill ishte pyetur nga Gazeta Insajderi se a kishte biseduar me Milan Radojiçiqin duke treguar se deri në atë kohë nuk ka qenë në dijeni as kryeministri Kurti për bisedën që ai kishte realizuar me Radojiçiqin.

    Jo nuk ka qenë në dijeni Albin Kurti për këtë bisedë 2-3 minuta. Jo nuk e ka kuptu sot – kjo si nismë ka fillu para tre muajve. Me 26 prill është kërkuar nga Insadjeri se ‘A keni pas kontakt me Milan Radojiçiqin dhe kjo ka ndodh’”, ka thënë ajo.

    Insajderi sjell edhe pyetjen që ia kishte nisur Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, por nuk kishte kthyer përgjigje.

    Këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

    Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark