Aksioni “Pika”, njëri prej operacioneve më të mëdha në vend kundër krimit të organizuar e korrupsionit është realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit.
Aksioni është zhvilluar në Prizren e Gjakovë. Më konkretisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë.
Të arrestuar kanë mbetur rreth 50 zyrtarë policorë, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim i autoritetit zyrtar’.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë emrat e 42 prej tyre:
Aksioni është realizuar në bashkëpunim mes Inspektorati Policor me Prokurorinë Speciale e gjithashtu është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Mësohet se operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë.
Lexo edhe: