Insajderi sjell pamje nga Krushevaci i Serbisë, ku u aksidentua autobusi me mërgimtar nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Insajderi sjell pamje nga Krushevaci i Serbisë, ku u aksidentua autobusi me mërgimtar nga Kosova

    Insajderi
    11 January 2022 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një autobus me mërgimtar nga Kosova është aksidentuar para pak minutash në afërsi të Krushevacit në Serbi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, në të cilin kanë mbetur 11 persona të lënduar.

    Lajmi e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi kompania turistike ‘Zhitia’, të cilët thanë se nuk ka viktima vetëm persona të lënduar.

    Deri tek aksidenti sipas kompanis kishte ardhur nga rrugë e pa pastruara.

    “Po ka ndodhur aksidenti, rrugët kanë qenë të papastruara, Viktima nuk ka vetëm persona të lënduar me lëndime të lehta, janë dërguar në spital por nuk e dim ende në cilin spital. Autobusi tjetër vetëm sa nuk ka arritur në Serbi për t’i marrë udhëtarët e tjerë dhe për vazhduar rrugën”, thonë nga kompania Zhitia për Insajderin./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark