Vetura e Sokol Halili, të dyshuarit për vrasjen e Hamide Magashit është gjetur nga Policia në qytetin e Shtimes. Tanimë vetura është kthyer në shtëpinë e tij.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet e veturës “Opel Astra”, siç shihet ajo është parkuar në shtëpinë e familjes Sokoli.
Vetura aty është sjell nga zyrtarët policorë e babai i të dyshuarit.
Pamjet:
Sokol Haliti dyshohet se në të mërkurën e 30 nëntorit, në orën 18:00 e vrau me tre plumba gruan e tij, Hamide Magashi, e cila në barkë po barte foshnjën e tyre.
Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Halitit, i cili akoma ndodhet në arrati.
Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…