Prokuroria Themelore në Pejë ka paralajmëruar se nesër do të ngritët aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunal të Pejës si të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale që ndërlidhen me korrupsion.
Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet në komunën e Pejës se aktakuza ka të bëjë me ndërtimet pa leje në zonën urbane.
Po ashtu, sipas këtij burimi, personat e akuzuar janë kryesisht drejtorë të drejtorive komunale në këtë komunë.
Ndërkohë, Shkodran Nikçi, zyrtarë për media, tha për Insajderin se nesër përmes një konference për media do të shpalosin detajet rreth aktakuzës.
“Për të shpalosur detaje nga rasti Prokuroria Themelore në Pejë ka ftuar mediet në një konferencë për ditën e nesërme, me 24 shkurt, në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, tha ai./ Gazeta Insajderi/