Insajderi zbulon – ky është pronari i kompanisë turistike që ndihmoi narkodilerin kosovar në transportimin e drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Insajderi zbulon – ky është pronari i kompanisë turistike që ndihmoi narkodilerin kosovar në transportimin e drogës

    Insajderi
    11 February 2022 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fehmi Mustafa, pronari i kompanisë turistike Deda Tours, është personi që e ka ndihmuar narkodilerin e dyshuar Mexhait Qerimi, në transportimin e drogës, zbulon Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi mëson nga burimet e saja se personi me inicialet F.M, i cili është arrestuar nga Policia të enjten, është Fehmi Mustafa.

    Një aksion i Policisë së Kosovës i koduar me emrin “Kamera”, ka goditur dje grupin kriminal të drogës, duke konfiskuar 91 kg drogë të llojit marihuana në fshatin Konushefcë, të Podujevës.

    Sasi e drogës kjo që kap vlerën e 200 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dyshohet se Mustafa, 55 vjeçar, e ka ndihmuar Qerimin, duke e përdorur shtëpinë e tij si depo për narkotikë, dhe duke i ndihmuar që ta transportonin atë jashtë Kosovës.

    Mexhait Qerimi në veturë e tij Audi A8 kishte ngarkuar drogën dhe ishte nisur për në fshatin Konushefc, ku më pas këtë sasi të drogës do ta vendoste në autobusin e linjës Kosovë-Austri, ky autobusë ishte pronë e të dyshuarit F.M.

    Më pas, Qerimi kishte marrë përsëri çantat me drogë dhe i kishte vendosur në veturën e tij dhe ishte nisur për në Podujevë. I dyshuari F.M me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia kishte siguruar rrugën Qerimit.

    Sipas Prokurorisë, në momentin kur Qerimi kishte vërejtur zyrtarët policor fillimisht kishte përdoruar forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë dhe pastaj e kishte goditur zyrtarin policor.

    Por, Qerimi nuk ishte ndalur me kaq ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe i njëjti kishte arritur të arratiset.

    Policia ka konfiskuar veturën e Qerimit të tipit Audi me targa të Gjermanisë dhe një veturë Glof 4 me targa të Austrisë, dy vetura tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.

    Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktivendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356,  “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së

    Nga ky, aksion në kërkim janë edhe tre të dyshuar të tjerë të cilët tashmë janë identifikuar nga policia./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark