Insiston zv. ministri: E kam parë vetë, përveç Kurtit i tërë kabineti qeveritar ishte në listën e zezë të KFOR’it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Insiston zv. ministri: E kam parë vetë, përveç Kurtit i tërë kabineti qeveritar ishte në listën e zezë të KFOR’it

    Insajderi
    22 December 2024 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirmuar se, gjatë një periudhe kohore, KFOR-i ua kishte ndaluar pothuajse të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar hyrjen në objektet e katër komunave veriore të Kosovës.

    Kjo ka ndodhur në prillin e vitit 2023, kur për herë të parë pas fitimit të zgjedhjeve, katër kryetarët shqiptarë, nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë, kishin hyrë në objektet komunale.

    “Kjo nuk mundet me u mohu, unë e kam pa vet me sytë e mij atë listë. E kam pa emrin tem aty, mandej i kam pa edhe fotografitë e qeveritarëve. Nuk e kam pa vetëm të kryeministrit. Besnik Bislimi zëvendëskryeministri ka qenë atë dhe plot të tjerëve me radhë aty.

    Gazetari: Edhe emrat e Xhelal Sveçlës dhe Elbert Krasniqit?

    Unë e di që emrat kanë qenë, se nuk jam ndal me e shfletu secilin portret me fotografi, por çfarë ka bërë KFOR-i, është futë në këtë ueb-sajtin e qeverisë, në këtë portalin e qeverisë dhe i ka shiku aty krejt kush janë qeveritarët dhe prej aty i ka marrë edhe fotografitë, i ka printu edhe ua ka lënë ushtarëve të vet, që nëse këta njerëz i shihni tek komuna mos i lejoni me hy brenda. Kështu ka qenë për një kohë”, ka theksuar Vokrri, i ftuar në emisionin “Infotalks”, prodhim i Gazeta Infokus.

    Madje, në disa raste ai ka treguar se KFOR-i i ka kthyer prapa ministrat që shkonin për t’i vizituar kryetarët në objektet komunale. “Ka ndodhë që kanë kthy ministra, ka ndodhë që më ka kthy edhe mu prej zëvendësministrave. Mandej ka pas situata që për me e rujtë fytyrën e qeverisë, pasi unë veç isha mësu me atë sjellje të KFOR-it atje, ju thojsha kolegëve të tjerë nëse ishin ministra me mu, më mirë rrini ju edhe po shkoj unë te shoh qysh e kanë disponimin, nëse më lejojnë mua me hy ju ftoj. Edhe ka ndodhë që më kanë thënë që nuk je punëtor i komunës, nuk ke çka me kërku, kthehu, nuk ju interesojke se çka jam, qeveri ose ashtu“, ka thënë Vokrri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark