Inskenoi vdekjen, biznesmeni italian do të ekstradohet në Shqipëri për ta vuajtur dënimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inskenoi vdekjen, biznesmeni italian do të ekstradohet në Shqipëri për ta vuajtur dënimin

    Insajderi
    31 March 2025 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur që biznesmeni Davide Pecorelli, të mund të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur 4 vite burgim.

    Fillimisht ishte Gjykata Italiane e Apelit që dha dritën jeshile per ekstradimi e tij ndërsa tashmë vula e ekstradimit është vënë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio për biznesmenin italian që inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

    Ne janar të vitit 2021 në një fshat të Pukës, Pecorelli inskenoi vdekjen e tij duke djegur makinën që kishte marrë me qira dhe hodhi disa mbetje skeletore brenda saj. Ai u gjet disa muaj më vonë në shtator ku u zbulua se ishte gjallë dhe gjithcka kishte qënë një inskenim i tij.

    Për këtë ngjarje në prill te vitit 2024 gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

    Ndërkohë vetë biznesmeni Pecorelli ka bërë edhe një reagim në mediat italiane:

    “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj në TAR të Lacios, duke qenë se probabiliteti i ulët i suksesit, preferoj të shkoj në Shqipëri”, ka thënë ai./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark