Personi që po shikoni në foto është biznesmeni Davide Pecorelli, njeriu që alarmoi dy shtete, pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë.
Fotoja është publikuar nga mediat italiane dhe mësohet se është shkrepur nga filmimet e kamerave të sigurisë së një ambienti ku ai është parë që qëndronte në një ishull të Italisë.
Me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, Pecorelli qarkullonte në këtë mënyrë në Itali, për të mos u zbuluar, por misteri mori fund dje. (Shiko këtu videon)
45-vjeçari u zbulua nga autoritetet e ishullit ku gjendej në Itali, pasi iu dogj motori i gomones që kishte marrë me qira. Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun.