Policia e rajonit të Ferizajt, kanë arrestuar të dyshuarin, B. Z. (29 vjeç), me dyshimin se i njëjti, me qëllim përfitimi, e kishte inskenuar një grabitje me armë.
‘’I dyshuari, me 25.11.2016 kishte njoftuar policinë se në fshatin Mirashë ,në vendpunishten e kompanisë ‘’Bechtel Enka” ku i dyshuari ishte roje fizike, nga katër persona të dyshuar nën kërcënim të armës janë vjedhur rreth 150 litra naftë dhe disa bateri gjeneratori’’, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas njoftimit hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër, koleg i tij.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i kalon gjykatës përkatëse.