Inspektorati e gjobiti me 5 mijë euro Qendrën Estetike “Pi” dhe 2 mijë euro mjekun turk pa licencë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Inspektorati e gjobiti me 5 mijë euro Qendrën Estetike “Pi” dhe 2 mijë euro mjekun turk pa licencë

    Insajderi
    03 February 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Shëndetësor e ka gjobitur me pesë mijë euro Qendrën estetike “Pi” në Prishtinë, si dhe mjekun turk Metin Karadeniz me 2 mijë euro. Gjobat janë shqiptuar pasi janë gjetur duke punuar pa licencë.

    Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë e ka dënuar Qendrën estetike “Pi” në Prishtinë me pesë mijë euro gjobë, si dhe mjekun nga Turqia Metin Karadeniz me 2 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.

    Këto gjoba janë shqiptuar pasi është vërtetuar se institucioni “Pi” dhe kirurgu Karadeniz, kanë dhënë shërbime shëndetësore pa marr licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Ky konstatim nga Inspektorati ka ardhur pasi e ka marr informacionin nga redaksia e Gazetës Shneta.

    “Bazuar në informatat e pranuara nga Inspektorati Shëndetësor, është dorëzuar raporti lidhur me inspektimin në “Qendrën Pi në Prishtinë”, ku është konstatuar se mjeku turk, Metin Karadeniz është hasur duke ofruar shërbim pa licencë. Në këtë rast Inspektorati Shëndetësor ka marrë masa duke shqiptuar gjobë për themeluesin e Qendrës Pi në Prishtinë si dhe mjekut turk Metin Karadeniz. Shuma e gjobës së shqiptuar nga Inspektorati Shëndetësor për shkelje të dispozitave ligjore është 5000 euro për themeluesin dhe 2000 euro për mjekun turk”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

    Karadeniz ka qëndruar Qendrën “Pi” në Prishtinë nga 12 deri më 14 janar ku ka mbajtur konsulta me ish-pacientë si dhe me pacientë të interesuar për t’u vizituar tek ai.

    Gazeta Shneta më datën 13 janar kishte marr informata se Karadeniz po i mbante konsultat me pacientë pa pasur licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë çështje është njoftuar Inspektorati Shëndetësor të cilët kanë bërë inspektim më datën 14 ku kanë konstatuar se mjeku turk nuk ishte i licencuar, sikurse nuk ishte e licencuar edhe institucioni ku ai po mbante konsulta me pacientë “Pi Qendra Estetike”.

    Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje për Gazetën.

    “Bazuar në raportin preliminar te inspektimit, emri i themeluesit të biznesit C.N. Medical Estetik – SH.P.K, (‘Qendres PI’), është Z. Sedat Akbaj. Në bazë të dhënave që posedon Divizioni i Licencimit të Institucioneve Private Shëndetësore, Institucioni me emër tregtar ‘PI QENDRA ESTETIKE’, nuk është i licencuar. Në bazë të dhënave që posedon Bordi për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor, ju njoftoj se nuk është pranuar kërkesë nga ‘PI QENDRA ESTETIKE’, për licencim të z. Karadeniz”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

    Gazeta ka kërkuar sqarime nga “Pi Qendra Estetike” se pse nuk është licencuar nga MSH dhe nëse po dërgojnë pacientë për trajtim në Turqi, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark