Inspektorati i arreston katër policë për përfshirje në rrahje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Inspektorati i arreston katër policë për përfshirje në rrahje

    Insajderi
    06 July 2023 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës i ka arrestuar katër zyrtarë policorë për përfshirje në rrahje pas një mosmarrëveshjeje në trafik me tre qytetarë më 5 korrik në dalje të autostradës në fshatin Mazgit.

    Në njoftimin e IPK-së thuhet se pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore.

    “Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast”.

    “Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e katër policëve dhe tre qytetar për 48 orë. Veprimet tjera lidhur me këtë rast do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark