Inspektorati Policor arreston një zyrtar policor dhe një qytetar për vepra penale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Inspektorati Policor arreston një zyrtar policor dhe një qytetar për vepra penale

    Insajderi
    12 October 2019 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor dhe një qytetar me dyshimin të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

    Operacioni i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative, kurse i dyshuari tjetër një qytetar.

    “IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë. Si rezultat i zbatimit me sukses të masave fshehta nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se është kryer vepra penale e “Detyrimit”, sot kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e inspektoratit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark