Në vitet e fundit, Instagram ka qenë një platformë e njohur e mediave sociale për njerëzit që duan të ndajnë ngjarjet dhe përvojat e tyre të jetës. Shumë njerëz e përdorin Instastory për të ndarë foto dhe video, por këto të fundit ndaheshin në segmente 15 sekonda… deri tani.
Meta më në fund ka bërë të mundur story-ve e të gjata 60 sekonda në Instagram.
Pra, Stories është një veçori mjaft e njohur në Instagram. Fakti që fshihet pas 24 orësh e bën të lehtë për njerëzit që të mos kujdesen për përmbajtjen që po vendosin në internet, sepse nuk është aty përgjithmonë. Aktualisht janë duke u testuar veçoritë e story-ve 60 sekonda me një pjesë të vogël të përdoruesve të saj.
Ka qenë Matt Navarra, një nga ekspertët më të njohur të rrjeteve sociale ai që e ka publikuar lajmin.
Instagram is rolling out its longer stories feature
— Matt Navarra (@MattNavarra) November 23, 2021
Videos of up to 60 seconds will no longer be broken up into segments
h/t @gyuval pic.twitter.com/coh8ZA4BQM
Mund të duhet ende pak kohë përpara se funksioni të shpërndahet në audiencë më të madhe, por, në të vërtetë, ai do të shpërndahet përfundimisht.
Në tetor ishte Alessandro Paluzzi ai që kishte njoftuar për testimin e këtij opsioni, që tani duket se është më afër se kurrë,
Ndërkohë edhe vetë Instagram është shprehur në një deklaratë për “Social Media Today” duke thënë:
“Aftësia për të krijuar postime më të gjata të Stories është shumë e kërkuar nga komuniteti ynë. Jemi të entuziazmuar që po testojmë story 60 sekondash, në mënyrë që njerëzit të mund të krijojnë dhe shohin Histori me më pak ndërprerje.”