Instagram ka prezantuar një politikë të re me të cilën synon të adresojë përmbajtjet sensitive në rrjetin social të cilat janë raportuar nga përdoruesit si fyese dhe të papranueshme.
Instagram do të mjegullojë të tilla përmbajtje por nuk do ti heqë sepse apo nuk shkelin rregulloren dhe standartet e rrjetit social. Por disa përdoruesit mund të ndihen të prekur prej tyre.
“Ky ndryshim do të minimizojë suprizat dhe eksperiencat e papritura në aplikacion,” shkruante Instagram në një postim në blog.
Nëse përballeni me një foto apo video turbulluar, me një të prekur përmbajtja do të qartësohet.
Gjithashtu Instagram njoftoi se autentikimi me dy faktor është i disponueshëm për çdo përdorues.