Instagram Direct ka 375 milion përdorues aktivë - Insajderi
×
Teknologji

Instagram Direct ka 375 milion përdorues aktivë

Insajderi
12 April 2017 - 09:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër vite më parë Instagram prezantoi Direct, një formë private komunikimi, ndërsa ditën e sotme kompania në pronësi të Facebook tha se 375 milion njerëz e përdorin këtë shërbim.

Tashmë falë një përditësimi Direct do të shkrihet me mesazhet kalimtar në një vend të vetëm. Këta të fundit u bënë të disponueshme në Nëntor ku atë kohë Instagram tha se 300 milion përdorues e përdorin.

Instagram Direct përbëhej nga dy seksione, një ku gjendeshin mesazhet e përhershme dhe një ku mesazhet humbeshin pas 24 orësh. 375 milion përdoruesit përbëjnë afro 63% të gjithë bazës së përdoruesve të Instagram.

Përditësimi më i fundit është i disponueshëm në iOS dhe Android.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark