16:21 - 07 Qershor 2022

Meta ka prezantuar ndryshime të reja për veçorinë e videove Reels në Instagram dhe Facebook që janë të ngjashme me ato të TikTok.

Në Instagram, Meta i ka zgjatur Reels në 90 sekonda, duke u dhënë përdoruesve më shumë kohë për t’u shprehur dhe për të promovuar markat dhe produktet e tyre. Përveç kohës së zgjatur, Reels i janë shtuar edhe stickers që kanë qenë ekskluzive për Instagram Stories. Gjithashtu veç titrave, përdoruesit do të mund të përdorin sondazhe, stickers dhe emoji në Reels.