Instagrami ka shtuar dy vegla të reja për “livestream”, që do të jetë një lloj ndihmese për përdoruesit e këtij aplikacioni.
Kreatorët nga sot mund të caktojnë kohën për paraqitjen live, dhe atë në një periudhë kohore prej 90-ditëve më pare.
E shikuesve u është mundësuar të vënë “përkujtuesin” për vete, me qëllim që të mos e humbin këtë ngjarje.
Gjithashtu së shpejti do të jetë i qasshëm edhe “Practice Mode”. Ky opsion u mundëson kreatorëve që para fillimit të “live” të kontrollojnë cilësinë e zërit dhe ndriçimin.