Rrjeti social i popullarizuar, Instagram, tani ka lansuar edhe një veçori të re.
Veçoria e re është arkivimi i fotografive në Instagram dhe tani është në dispozicion për të gjithë përdoruesit.
Veçoria “Archive” i mundëson përdoruesve që në mënyrë shumë të lehtë të fshehin fotografitë e tyre pa pasur nevojë që t’i fshijnë ato.
Ata mund t’i rikthejnë fotografitë e tyre kurdo që të dëshirojnë. Instagrami, këtë veçori ka filluar ta testojë që nga muaji i kaluar.
Pëlqimet dhe komentet e bashkangjitura në postimet e juaja do të ruhen në rast se vendosni që njërën apo disa nga fotografitë t’i ktheni në profilin tuaj në Instagram. Po ashtu, mund të kërkoni fotografitë e juaja kur ato janë të arkivuar.
Për disa përdorues kjo veçori mund t’iu duket shumë e përshtatshme për të fshehur përkohësisht fotografitë kur ata janë të kërkuar për ndonjë intervistë pune.