Në kuadër të projektit Who Are We, instalacioni “Refugees Welcome” i Alketa Xhafa Mripës do të prezantohet në Tate Modern.
“Refugees Welcome” tenton të shqyrtojë solidaritetin ndaj refugjatëve në Angli në vitet 90-të, diçka që vetë artistja e ka përjetuar, duke nxjerrë paralele me realitetin. Nëse po bëjmë sa duhet sot për refugjatët e Sirisë dhe shteteve në luftë, është dilema e punës më të re nga Alketa.
Ajo ka shkruar në Instragramin e saj se është e bekuar që do të jetë pjesë e këtij projekti me Tate Modern.
Who Are We do të zgjasë nga 14 deri me 19 mars, në Londër. Programi është bashkëpunim mes Loughborough University, Counterpoints, The Open University dhe University of Warwick.
E lindur në Pejë, Alketa Xhafa Mripa, pas përfundimit të shkollës së mesme shkoi në Londër, ku dhe ka studiuar për Arte të Bukura dhe Histori të Artit. Shumë ekspozita të saj janë shfaqur në Florence, Londër, Slloveni etj.