Një tender për bukë dhe produkte të tjera të brumit siç janë byrek, kifle etj, për nevojat e institucioneve qendrore është anuluar. Arsyeja sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, lidhet me mungesën e të interesuarve për të ofertuar.
Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik, ka njoftuar se ka anuluar aktivitetin tenderuese lidhur me tenderin për “Furnizim me bukë e brumëra tjerë”, për institucionet e nivelit qendror.
Ky aktivitet prokurimi sipas njoftimit të AQP-së është bërë pasi që nuk është pranuar asnjë ofertues, shkruan Gazeta Insajderi.
Nuk janë dhënë detaje rreth çmimit dhe se për në përshkrimin e specifikave thuhet se tenderi vlente për disa insitucione.
“Vendi i dërgesës është Vendet e përcaktuara nga Institucionet e paraqitura në Aneksin 7. Gjatë realizimit të kontratës me kërkesën e ndonjë institucioni te nivelit Qendror AQP ruan të drejtën të shtoj atë institucion”.
Në këtë tenderi është aplikuar procedura e hapur, me çmimin më të ulët, mirëpo nuk është lajmëruar asnjë ofertues, sipas njoftimit nga AQP.