Instituti Albanologjik i Prishtinës do të organizojë nesër (të martën) tryezën shkencore me temën “Gjysmëshekulli kushtetues i Kosovës 1974-2024”.
Tryeza shkencore mbahet nesër (18.06.2024), ora 10:00, në sallën e konferencave, kati II, Instituti Albanologjik.
Me trajtesat e tyre shkencore dhe akademike do të paraqiten studiuesit dhe profesorët e nderuar, si Lulëzim Lajçi, Mazllum Baraliu, Qerim Lita, Memli Krasniqi, Hasan Bello, Nuridin Ahmeti, Alban Dobruna dhe Ditar Kabashi.