Instituti Albanologjik organizon sesion shkencor për letërsinë dokumentare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti Albanologjik organizon sesion shkencor për letërsinë dokumentare

    Insajderi
    14 March 2016 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Albanologji ka njoftuar se nga 23 deri më 27 maj 2016 do të mbahet “Java e Albanologjisë”. Pjesë e këtij aktiviteti të sivjetmë do të jetë edhe sesioni shkencor me temën – “Letërsia Dokumentare”.

    “Duke marrë parasysh rëndësinë që ka për shkencën letrare shqiptare studimi i këtij lloji të letërsisë, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Sesionin shkencor me temën Letërsia dokumentare, të cilin e organizon Dega e Letërsisë e IAP-it në kuadër të aktivitetit të përvitshëm shkencor “Java e Albanologjisë”, që e organizon Instituti Albanologjik i Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Institutit Albanologjik.

    Instituti ka njoftuar se studiuesit e interesuar për të diskutuar lidhur me këtë temë duhet të dërgojnë kumtesat para datës 15 prill 2016. (Insajderi).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark