Instituti GAP ka publikuar të enjten një hulumtim përmes të cilit ka kërkuar që të bëhet ulja e numri të ministrive dhe posteve ministrore i hap drejt uljes së shpenzimeve, rritjen e efiçiencës dhe eliminimin e barrierave burokratike.
Sipas Institutit GAP, në Qeverinë e Kosovës do të duhej të ekzistonte një ministri e vetme që në domenin e saj ka zhvillimin ekonomik duke integruar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Ministrinë e Financave (MF), Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) në një ministri të vetme.
Në situatën aktuale, sipas GAP, shpërndarja e këtyre përgjegjësive në katër ministri të ndryshme nuk është treguar efikase dhe ka ndikuar negativisht në përqendrimin e Qeverisë në këtë fushë.
GAP ka rekomanduar edhe shuarjen e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Sipas GAP, punët që kryen sot kjo ministri do të kryheshin më me efikasitet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Kryeministrit dhe zyrave komunale për komunitete dhe kthim në nivel lokal.
Kjo organizatë e shoqërisë civile po ashtu thotë se Ministria e Diasporës do të duhej të shpërndahej Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Qeveria ka obligim të kujdeset për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Si pikë tjetër, GAP beson se do të duhej që të Ministria e Adinistratës Publike të fuqizohej edhe më shumë, duke fuzinuar në të një pjesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe pjesa tjetër e kësaj ministrie do të shuhej. Integrimi i MAPL në MAP do të kursente buxhetin e Kosovës, do të fuqizonte MAP-in, do të rriste efikasitetin, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e agjendës brenda një ministrie për një administratë publike efektive dhe profesionale./Insajderi.com