Instituti nga Zvicra heton vdekjen e Astrit Deharit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti nga Zvicra heton vdekjen e Astrit Deharit

    Insajderi
    25 February 2017 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindërit e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kanë mbajtur të shtunën një konferencë për media, nga ku kanë njoftuar se Instituti për Mjekësi Ligjore i Qendrës Universitare të pjesë franceze të Zvicrës do të bëjë hetim të pavarur lidhur me rrethanat e vdekjes së djalit të tyre.

    Avni Dehari, babai i Astritit, ka thënë se mundsëia për të kontaktuar qendra të tilla në Evropë i është dhënë nga Kuvendi i Kosovës. Kurse Xhemile Dehari ka thënë se kanë zgjedhur Zvicrën për shkak se kjo familje ka jetuar në këtë vend për 19 vite.

    “Presim hetim të pavarur dhe presim që të vërtetohet bindja jonë se Astriti është vrarë”, ka thënë ajo.

    Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi ka thënë se shpenzimet e këtij instituti do të mbulohen nga institucionet e Kosovës.

    “Është koha që ata të mbajnë premtimin dhe të kryejnë obligimin që kanë marrë”, ka thënë Gashi.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark