“Instrumentalizimin për interesa të partisë në pushtet” – AGK reagon pas zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Instrumentalizimin për interesa të partisë në pushtet” – AGK reagon pas zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së

    Insajderi
    17 January 2025 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën e zhvillimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

    AGK-ja ka deklaruar se ka ndjekur me vëmendje mbledhjen e sotme të KPM-së, gjatë së cilës u zgjodh Besnik Berisha si kryetar, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

    Në reagimin e saj, AGK-ja ka ngritur shqetësime lidhur me legjitimitetin e zgjedhjes, duke e cilësuar si një proces që ngre pikëpyetje ligjore.

    “Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”.

    Sipas Rregullores, kryetari i ri duhet të zgjidhet vetëm pas skadimit të mandatit të kryetarit aktual, ose në rast të shkarkimit të tij.

    “AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet”, thuhet në reagim, duke theksuar se Komisioni i Pavarur i Mediave duhet të ruajë pavarësinë e tij dhe të mos lejojë ndërhyrje politike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark