Instrumentet e “harruara” në duar të mjeshtrit - Insajderi
×
Kulturë

Instrumentet e “harruara” në duar të mjeshtrit

Insajderi
07 October 2017 - 20:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instrumentet frymore tradicionale në Kosovë, po shkojnë drejt harresës, por ekziston një mjeshtër në Kosovë, i cili nuk po e “lejon” një gjë të tillë.

Bëhet fjalë për Shaqir Hotin, flautisti i parë profesionist në Kosovë.

Ai, tash e më shumë se 1 dekadë e gjysmë, është i vetmi mjeshtër që i punon të gjitha instrumentet tradicionale me frymë, si dhe luan në të gjitha ato.

Në punëtorinë e tij, ai thuhet se ka rreth 1700 instrumente me frymë.

Hoti ka punuar dhe vazhdon të punojë nga argjila, instrumentin më të vjetër autokton, Okarinën.

Siç shkruan REL, ekzemplarin origjinal të këtij instrumenti, të vjetër rreth 5 mijë vjet, e kanë marrë forcat serbe nga Muzeu i Kosovës.

https://www.evropaelire.org/a/okarina-instrumentet-shqir-hoti/28779320.html


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark