Zaev: Brenda ditëve me qeveri të re, ka mbetur vetëm ndarja e ministrive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev: Brenda ditëve me qeveri të re, ka mbetur vetëm ndarja e ministrive

    Insajderi
    23 February 2017 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit me BDI, ku thotë se është siguruar numri më i madh i firmave për mandatin e ri qeveritar.

    “Tani na kanë mbetur pak gjëra për të diskutuar dhe ndarja e ministrive. Shpresojmë se brenda 15 ditëve do të ketë qeveri të re”, ka thënë Zaev.

    Për ujdinë finale nevojitet që grupet e punës të punojnë edhe në detajet e fundit ne mënyrë që të mos lihet asnjë boshllëk për kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

    Nga sa sqaron vetë Zaev, në pikat e tjera nga platforma e përbashkët e partive politike shqiptare që fituan mandate në përbërjen e re parlamentare, LSDM dhe BDI kanë qëndrime të njëjta, përfshirë edhe atë për buxhetin dhe shpërndarjen e barabartë të parave të shtetit apo investimeve  në zonat e banuara nga shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark