Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, kështu mund t'i blini biletat - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, kështu mund t’i blini biletat

    Insajderi
    12 May 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet më 7 qershor e cila është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit të Shqipërisë, njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

    Sipas FSHF-së, duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, kjo federatë bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

    – Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

    – Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

    – Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

    – Të përzgjedhurit do të njoftohen më disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

    – Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

    – Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

    FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark