Interesim i lartë i bizneseve për Tregun e Fundvitit, komuna bën zgjedhjen me short – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Interesim i lartë i bizneseve për Tregun e Fundvitit, komuna bën zgjedhjen me short

    Insajderi
    02 December 2023 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si shkak i numrit të madh të aplikimeve nga ana e bizneseve për ushtrim të veprimtarisë në shtëpizat për Tregun e Fundvivit në sheshin ‘Xhorxh Bush’ në kryeqytet, komuna ka bërë zgjedhjen e fituesve përmes një procesi transparent të hedhjes në shortit në sallën e seancave gjatë ditës së premte.

    Bizneset mobile apo lëvizëse janë të obliguara të paguajnë paraprakisht shumën prej 1,100 euro, për shfrytëzimin e hapësirës publike.

    “Tregu i Fundvitit” është aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës për të festuar festat e fundvitit në hapësirë publike me muzikë, ushqim, pije dhe aktivitete argëtimi.

    Tregu i Fundvitit do të organizohet deri me 7 janar 2024 nga biznese të cilat do të shfrytëzojnë shtëpizat e destinuara për këtë aktivitet dhe biznese mobile apo lëvizese, që nënkuptohen bizneset që do të vendosen në kamioneta apo mjete te ngjajshme.

    Gjatë këtyre ditëve bizneset e përzgjedhura lejohen të punojnë çdo ditë, nga e hëna në të dielën, duke filluar prej orës 10:00 deri në orën 24:00.

    Përjashtim janë datat 24 dhjetor, 31 dhjetor dhe 1 janar ku mund të punohet deri në orën 03:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark