Kjo ndeshje është e veçantë, për faktin se Kosova për herë të parë do të luajë si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe do të paraqitet me simbolet e saj shtetërore.
E këtë rast padyshim se nuk duan ta humbasin dashamirët e futbollit dhe shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët e kanë pritur me dekada një ditë të tillë.
Biletat për këtë ndeshje tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online nëpërmjet internetit, dhe ato mund t’i blini duke klikuar në këtë sajt.
Termini i ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe është publikuar edhe në faqen zyrtare të FIFA-s. /Insajderi.com