Interesimi në rritje i studentëve amerikan për rusishten – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Interesimi në rritje i studentëve amerikan për rusishten

    Insajderi
    11 October 2016 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të mësuar gjuhën ruse, amerikanët ndjekin kurse të veçanta. Siç edhe na njeh materiali në vazhdim, një prej këtyre kurseve është i financuar nga qeveria dhe ka për qëllim sigurinë kombëtare.Këtu amerikanët flasin vetëm rusisht dhe përgjigjen vetëm kur dëgjojnëemrat e tyre rusë.

    Programi i ndihmon studentët të përparojnë në mësimin e gjuhës ruse në vetëm disa javë. Dhe për mësuesit amerikanë dhe rusë, ky është një rast për tu takuar mes tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e gjuhës.

    Ky është një nga kurset e shumë gjuhëve të huaja brenda Startalk, një program i nisur gjatë presidencës së George W. Bush, si pjesë e strategjisë së sigurisë kombëtare. Arabishtja, gjuha kineze, hindu, persisht, dhe rusishtja janë quajtur gjuhë të huaja me rëndësi të veçantë.

    Charles Byrd, profesor i rusishtes në Universitetin e Xhorxhias dhe pjesëmarrës i programit Startalk, thotë se studentët amerikanë kanë interes për rusishten, por shumë kanë të vështirë për ta mësuar. Për vetë profesorin, rusishtja ishte dikur “mollë e ndaluar”.

    “Prindërit e mi ishin diplomatë. Ata gjithmonë dëshironin të shkonin në Rusi, por nuk lejoheshin. Për këtë shkak edhe unë gjithmonë kisha dëshirë të shkoja atje. Më kujtohet se gjatë fëmijërisë shpesh dëgjoja të thuhej Perandoria e djallit. Kam pasur gjithmonë përshtypjen se Rusia është mister.”

    19 vjeçari Joseph Doranka qenë në Rusi. Në programin Startalk, Doran ka funksionin e asistentit. Studentët e quajnë atë me emrin rus – Joseph Timofeyevich.

    “E dua kulturën dhe gjuhën ruse. Më pëlqen letërsia klasike ruse. Rusishtja është gjuhë mjaft interesante dhe rusët janë njerëz shumë të mirë. Më pëlqejnë mundësitë që më krijohen, sepse e njoh rusishten.”

    Betsy Sandstrom me “Discover Rusia” në programin Startalk, thotë se për shumë studentë mësimi i një gjuhe të huaj është hap i parë i rëndësishëm në karrierën e tyre.

    “Ata kanë interesa të ndryshme – dikush dëshiron të bëhet mësues i gjuhës ruse, një tjetër do që të bëhet politikan.Njohja e gjuhëve të huaja është e nevojshme dhe Rusia është një nga vendet e më të mëdha në botë.”
    Sipas revistës Forbes, rusishtja është mes 10 gjuhëve më të kërkuara për studentët amerikanë./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark