Interi dhe Juventusi kanë luajtur një barazim të jashtëzakonshëm 4-4 në derbin e xhiros së 9 në San Siro.
Zielinski shënoi pas 15 minutave për vendasit përpara se Vlahovic e ëeah të përmbysnin rezultatin në minutat 20, respektivisht 27.
Interi riktheu gjithçka përpara se të përfundonte pjesa e parë me golat e Mkhitaryan dhe Zielinski në minutat 35 dhe 37.
Në pjesën e dytë, Dumfries realizoi në minutën 53 për 4-2 dhe kur u duk që Interi do t’i merrte tri pikët, Yildiz me dy gola në minutat 71 dhe 82 mori një barazim për mysafirët nga Torino.
Me këtë barazim Interi është i dyti me 18 pikë, një më shumë se Juventus që ka 17.
I pari është Napoli me me 22 pikë.