Tani nuk mund të injoroni asnjë email apo tjetër mesazh që ju vjen në telefon nëpërmjet internetit, vetëm me justifikimin se ishit duke fluturuar në avion.
Disa linja ajrore e kanë përqafuar risinë më të fundit të teknologjisë: Internet në bord. Disa ditë më parë “Icelandair” zbuloi atë që e përshkroi si shërbimin e parë të internetit në Europë, i cili do të jetë prezent në shumicën e trajektoreve të saj.
Por, në të njëjtën kohë që “Icelandair” po trumpeton për këtë arritje, linja ajrore amerikane e fluturimeve njoftoi se ka paditur shërbimin Gogo sepse interneti që ai ofron është shumë i ngadalshëm. Në këtë front të ri sigurisht që shpejtësia e internetit është edhe çelësi i suksesit.
Po ashtu disa kompani të tjera komunikimi po testojnë të tjera mundësi qasjeje në këtë shërbim, ose nëpërmjet valëve të wi-fi apo edhe internetit 4G.
Megjithatë pavarësisht menyres sesi kompanitë ajrore do të ofrojnë internet për të gjithë pasagjerët diçka është e sigurtë se ky është një hap i madh përpara.
Deri tani interneti në avion ofrohet kundrejt një pagese ekstra që shkon nga 10-20 dollarë shtesë përpos kostos së biletës së fluturimit.