Të Martën ndodhi një rekonfigurim i serverëve dhe aksidentalisht u zbulua një listë e plotë të emrave të domainit që operojnë në këtë vend.
Kjo rrjedhje informacioni ofroi një panoramë të jetës online në një vend sunduar nga një regjim totalitar, shkruan pcworld.al.
Mes 28 domaninëve në total, një faqe i dedikohej recetave ushqimore, një faqe udhëtimeve, dhe një tjetër që ngjan me një rrjet social. Ka gjithashtu faqe bamirësie për të moshuarit dhe një faqe e cila i përket një shoqate detare.
Lajmet kryesore rreth Koresë së Veriut kanë tendencën të nxjerrin në pah qesharaken e një rregjimi komunist i Kim Jong-Un. Por zbulime si ky i fundit hedhin dritë rreth jetës në një shtet totalitar ku fenomenet si uria janë problemi kryesor.
Një rrjet social