×
  • Lajme
  • Analiza

    INTERVISTË | Përtej uniformës së Policit – Ky është rrëfimi i Kanun Veselit për jetën

    Insajderi
    17 September 2022 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i Kanun Veselit për gazetarët dhe shumicën e qytetarëve të rajonit të Ferizajt mund të njihet vetëm si zëdhënës i Policisë së Kosovës. Por, një jetë përtej uniformës së Policisë së Kosovës, ai e ka rrëfyer në një intervistën për Gazetën Insajderin.

    Puna që Veseli e ushtroi mbi dy dekada nuk e kufizoi atë nga aktivitetet e tjera. Lidhja me sportin, poezinë, muzikën, teatrin dhe filmin janë disa nga hobit që ai ushtrohen jashtë petkut të policit.

    Intervista e plotë e Gazetës Insajderi me Kanun Veselin, zëdhënësin e Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt.

    Gazeta Insajderi: Sa e vështirë është puna e një zëdhënësi policor?

    Kanun Veseli: Puna e zëdhënësit të policisë dallon nga punët dhe detyrat tjera të policëve, ngaqë kërkon vëmendje të vazhdueshme 24 orë në ditë për informimin e publikut mbi ngjarjet që policia zhvillon. Po ashtu edhe puna promovues e punës se policisë. Është punë me shumë përgjegjësi dhe normalisht edhe e lodhshme.

    Gazeta Insajderi: Prej se jeni në krye të kësaj pozitën cila ka qenë sfida më e vështirë që e keni pasur, apo vendimi më i zorshëm që e keni marrë në raport me punën?

    Kanun Veseli: Unë gati bëj dy vite në këtë pozitë. Si ngjarje më të rënda kanë qenë rasti tashmë i njohur ‘’Krivaça ‘’ ku humbi jetën mizorisht e ndjera Marigona Osmani dhe rasti “Aksidenti në Koshare të Ferizajt”  ku humbën jetën pesë anëtarë të një familje, e cila u shua tërësisht.

    Gazeta Insajderi: Tash e sa kohë jeni pjesë e Policisë së Kosovë?

    Kanun Veseli: Me 23 tetor të këtij viti mbush plotë 22 vite punë aktive në Policinë e Kosovës, bukur një përvojë e gjatë.

    Gazeta Insajderi: Nga të gjithë drejtorët që kanë udhëhequr me Policinë e Kosovës kë veçoni si më të mirin?

    Kanun Veseli: Si drejtorë më të mirë në nivelit rajonal veçoi Gazmend Hoxha dhe Basri Shabani, ndërsa sa i përket nivelit qendror Shpend Maxhuni dhe Samedin Mehmeti.

    Gazeta Insajderi: Si e menaxhoni kohën mes punës, familjes dhe shoqërisë?

    Kanun Veseli: Pothuajse asnjëherë nuk jam plotësisht i lirë edhe pas përfundimit të orarit. Jeta ime nuk përfundon në orën 16: 00, pasi për ngjarje të ndryshme marrë telefonata deri në orët e vona të mesnatës. Vetëm kur lajmëroj pushimin vjetor atëherë mund të relaksohem paksa.

    Gazeta Insajderi: A ju bezdisin telefonatat e shpeshta nga gazetarët apo qytetarët jashtë orarit të punës?

    Kanun Veseli: Ne e kemi pranuar këtë punë dhe paraprakisht e kemi ditur se do të kemi shumë telefonata. Më bezdisin vetëm telefonatat që janë pa bazë dhe që nuk përkojnë me punën time.

    Gazeta Insajderi: A bëhet xheloze bashkëshortja juaj për telefonata në orët e vona?

    Kanun Veseli: Jo, ngaqë edhe ajo është pjesëtare e policisë dhe e kupton më së miri punë time.

    Gazeta Insajderi: Përveç punës si zëdhënës në stacioni policor të Ferizajt a merreni me ndonjë aktivitet tjetër?

    Kanun Veseli: Aktualisht jam kryetar i klubit të volejbollit ‘’Luboteni’’ në Ferizaj po ashtu merrem edhe me shkrim. Jam botues i një përmbledhje me poezi që mbanë titullin ‘’Lëmsh kujtimesh e përjetimesh’’ të cilin e kam promovuar në dhjetor të vitit 2021.

    Gazeta Insajderi: Cili është zhanri muzikor që ju e dëgjoni më shpesh dhe na përmendni ndonjë këngë që e keni më të preferuar? 

    Kanun Veselil: Zhanret e muzikës që preferoj janë muzikë e lehtë qytetare dhe Rok, ndërsa këngën më të preferuar kisha veçuar  ‘’Shiu’’ nga grupin muzikor ‘’Elita 5’’.

    Gazeta Insajderi: Po filma, a keni kohë të shihni dhe cili është i preferuara yt?

    Kanun Veseli: Shikojë edhe filma madje jam i rregullt edhe në teatër shkoj zakonisht.  Filmi im i preferuar është  ‘’Gladiator’’  dhe aktori Russell Crowe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark